Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MERCEDES

Hamilton me kontratë deri €45 mln.  në vit

REUTERS/Arkiv

Hamilton me kontratë deri €45 mln.  në vit


19 July, 2018 @16:13

Ngasësi i ekipit të Mercedesit në Formula 1, britaniku Lewis Hamilton ka rinovuar kontratën me ekipin e tij edhe për dy vjet tjera.

Piloti 33 vjeç do të përfitojë tash 33 deri në 45 milionë euro në vit nga Mercedes, varësisht prej performancave të tija përgjatë stinorit.

“Kam qenë pjesë e Mercedesit qe 20 vjet dhe mund të them se asnjëherë nuk kam qenë më i lumtur se tash,” ka thënë ndër të tjera Hamilton, ka bërë të ditur BBC Sports sot.

Hamilton në karrierën e tij në Formula 1 ka 218 gara të përshkuara, 4 herë është bërë kampion bote, ka regjistruar 65 fitore në gara, 76 herë ka fituar pole-positionin dhe 124 herë ka qenë pjesë e podiumit të fituesve të garës.


 
Të gjitha lajmet nga Motosports