TDF2018
E para për Primoz Roglic
27 July, 2018 @20:43
Primoz Roglic nga Sllovenia ka përfunduar i pari etapën e fundit malore në këtë edicion të Tour de France.
I ndarë në gjysmën e fundit pas lëshimit nga Col d’Aubisque, Roglic arriti të krijojë epërsi prej 19 sekondave kundër grupit lider, dhe bashkë me kohën bonus ngjitet në pozitën e tretë në renditjen e përgjithshme duke zhvendosur kampionin aktual, Chris Froome nga podiumi.
Britaniku Geraint Thomas fitoi sprintin kundër Romain Bardet duke kaluar epërsinë në renditjen e përgjithshme ndaj Dumoulin në mbi dy minuta. Me vetëm dy etapa të mbetura, kronometri nesër dhe etapa revyale në Champs d’Elysses, Thomas pothuajse është kampion i ri i Tour de France, me titullin e parë nga treshja e madhe e garave të çiklizmit.
Sot u përcaktuan edhe fituesit e kategorisë së sprintit, ku Peter Sagan megjithatë doli të përfundoj brenda kohës prej 40 minuta duke shpëtuar nga përjashtimi për vonesë. Sllovaku me 467 pikë fiton garën e sprintit për të pestë herë rekorde në gjashtë vitet e fundit.
Në maje, Julian Alaphilippe u ngjit i pari në Col d’Aspin e Col du Tourmalet duke marrë 30 pikë, që e ngjitin në kuotën prej 170 pikëve karshi 91 pikëve të kampionit të vitit të kaluar Warren Barguil. Tek të rinjtë Pierre-Roger Latour pritet të mbetet i pari me gati 6 minuta epërsi ndaj Egan Bernal Gomez, derisa tek ekipet Movistar Team pritet të fitoj titullin.
Renditja e përgjithshme
1 | Geraint Thomas | 79h49'31" | Britani e Madhe | Team-Sky |
2 | Tom Dumoulin | +2'05" | Holandë | Team Sunweb |
3 | Primoz Roglic | +2'24" | Slloveni | Team LottoNL-Jumbo |
4 | Chris Froome | +2'37" | Britani e Madhe | Team-Sky |
5 | Steven Kruijswijk | +4.37 | Holandë | Team LottoNL-Jumbo |