Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TDF2018

Quintana i pari në Pireneje

Quintana i pari në Pireneje


25 July, 2018 @20:18

Kolumbiani Nairo Quintana ka fituar etapën e parë në Pireneje. Ai fitoi etapën e shtatëmbëdhjetë prej 65 kilometrave e cila përfshinte dy ngjitje të klasës së parë dhe të fundit të klasës së lartë, HC, në Col du Portet. Këtë distancë Quintana e kaloi për 2h21’27”.

Pas tij në cak i dyti arriti Dan Martin me 28 sekonda vonesë, gjersa Gerraint Thomas bëri një hap të madh drejt titullit të përgjithshëm duke përfunduar i treti dhe shtuar epërsinë ndaj ndjekësve.

Në renditjen e përgjithshme tash Dumoulin është i dyti, para Froome i cili sot përfundoi vetëm i teti me 1’35” vonesë.

Nesër në program është etapa e rrafshët nga Trie-sur-Baise në Pau, në distancë 171km.



Renditja e përgjithshme pas etapës 17

1 Geraint Thomas 70h34'11" Britani e Madhe Team-Sky
2 Tom Dumoulin +1'59" Holandë Team Sunweb
3 Chris Froome +2'31" Britani e Madhe Team-Sky
4 Primoz Roglic +2'47" Slloveni Team LottoNL-Jumbo
5 Nairo Quintana +3'30" Kolumbi Movistar Team

 
Të gjitha lajmet nga Të tjera