Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FORMULA 1

Fitore historike e Vettel

Fitore historike e Vettel


26 August, 2018 @17:01

Në garën që nisi me njërin nga aksidentet më të rrezikshme këtë sezon qysh në kthesën e parë, Sebastian Vettel shënoi fitoren e 52të në karrierë duke u renditur i treti në renditjen e më të mirëve në histori. Hulkenberg nuk arriti të ndalojë shpejtësinë duke shtyrë Alonson dhe bolidin e tij të kalojnë disa çaste në ajër para se të përfundonin jashtë shtegut. Në këtë aksident edhe Leclerc ishte prekur nga bolidët duke mos arritur as të nisë garën siç duhet.

Me fitoren e tretë në Spa për Shpërblimin e Madh të Belgjikës, Vettel lë mbrapa francezin Alain Prost i cili ka 51 fitore. Para gjermanit, mbeten Michael Schumacher me 91 fitore dhe Lewis Hamilton me 67 fitore.

Hamilton sot mbeti vetëm i dyti, duke humbur epërsinë e pole-position menjëherë pas kthesës së parë kur u tejkalua nga Vettel. Max Verstappen përfundoi i treti, ndërsa Bottas në rrathët ia doli të kalojë bolidët e Haas, Perez dhe Ocon të cilët kishin nisur garën në pozitat tre dhe katër.

Në renditjen e përgjithshme Vettel ngushton epërsinë e Hamilton për shtatë pikë, derisa tek bolidët Mercedes shton epërsinë edhe për pesë pikë pas largimit të Raikkonen nga gara.
Gara e radhës zhvillohet vikendin e ardhshëm në Monza ku Mercedes ka fituar katër garat e fundit, me Hamiltonin në krye të podiumit në tri prej tyre.


 
Të gjitha lajmet nga Motosports