Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HUNGARIAN GP

Lewis Hamilton triumfon në Hungari

Foto: BBC

Lewis Hamilton triumfon në Hungari


29 July, 2018 @16:50

Në garën e sotme të Hungarisë, fitues doli britaniku Lewis Hamilton, për të cilin ky ishte triumfi i gjashtë në karrierë në këtë shtet.

Hamilton, i cili e nisi garën i pari, e mbylli në po të njëjtën pozitë, ndërsa pas tij përfunduan dy pilotët e Ferrarit, Vettel dhe Raikkonen.

Duhet përmendur që fitorja e Hamilton nuk ishte në dyshim pothuajse në asnjë moment, me anglezin që dominoi plotësisht dhe e arriti vendin e parë afro 20 sekonda para vendit të dytë.

Ky triumf bën që Hamilton ta shtojë diferencën e pikëve në renditjen e përgjithshme, duke qenë tashmë 24 pikë para ndjekësit më të afërt, gjermanit Vettel, derisa vendi i tretë aktualisht i takon finlandezit Raikkonen, i cili ka 146 pikë

Sa i përket skuadrave, vendi i parë i takon Mercedesit me gjithsej 345 pikë, ndërsa më pas vijnë Ferrari me 335 dhe Red Bull Racing Tag Heuer me 223 sosh.



RENDITJA E PËRGJITHSHME E GARUESVE (TOP 3)

1 Lewis Hamilton 213 pikë
2 Sebastian Vettel 189 pikë
3 Kimi Raikkonen 146 pikë


RENDITJA E PËRGJITHSHME E SKUADRAVE (TOP 3)

1 Mercedes 345 pikë
2 Ferrari 335 pikë
3 Red Bull Racing Tag Heuer 223 pikë

 
Të gjitha lajmet nga Motosports