Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TDF2018

Kronometri nuk i mjafton Dumoulinit

Kronometri nuk i mjafton Dumoulinit


28 July, 2018 @17:09

Tom Dumoulin ka fituar garën e kronometrit, dhe etapën e tij të parë në këtë edicion të Tour de France. Por, kjo nuk i mjaftoi që të ngushtojë epërsinë e Geraint Thomas, i cili me kohë 41’06”, ishte vetëm 14 sekonda mbrapa holandezit.

Kampioni i ri i Tour de France, Gerraint Thomas përfundoi i treti pas kolegut dhe bashkëkombësit të tij, Chris Froome, i cili mbeti i dyti. Kampioni i katërfishtë, Froome, etapën prej 31 kilometrave nga Saint-Pee-sur-Nivelle deri në Espelette e kaloi në kohë 40’52, vetëm 1 sekondë pas Dumoulin. Kështu, Froome u kthye në pozitën e tretë të cilën e kishte humbur dje nga Primoz Roglic. Lodhja nga etapa e djeshme ndikoi që kampioni aktual i botës në kronometër të humb pozitën e tretë duke përfunduar me vonesë 1’12” ndaj Dumoulin.

Nesër në program është etapa e fundit, revyale nga HouillesParis Champs-Elysees, në distancë prej 116 kilometrave.

 



Etapa 20

1 Tom Dumoulin 40'52" Holandë Team Sunweb
2 Christopher Froome +0'01" Britani e Madhe Team Sky
3 Geraint Thomas +0'14" Britani e Madhe Team Sky
4 Michal Kwiatkowski +0'50" Poloni Team Sky
5 Soren Kragh Andersen +0'51" Danimarkë Team Sunweb


Renditja pas 20 etapave

1 Geraint Thomas 80h30'37" Britani e Madhe Team Sky
2 Tom Dumoulin +1'51" Holandë Team Sunweb
3 Christopher Froome +2'24" Britani e Madhe Team Sky
4 Primoz Roglic +3'22" Slloveni Team Lotto NL-Jumbo
5 Steven Kruijswijk +6'08" Holandë Team Lotto NL-Jumbo

 
Të gjitha lajmet nga Të tjera