Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MOTOÇIKLIZËM

Aksidenti i kushton shtrenjtë Fenatit

Aksidenti i kushton shtrenjtë Fenatit


11 September, 2018 @11:25

Motoçiklisti italian, Romano Fenati, ishte përjashtuar nga gara, para se të suspendohet për dy gara, pasi të dielën në San Marino kishte bërë një veprim të paparë në sportin e motoçiklizmit.

Fenati, gjersa po voziste me shpejtësi 215kmh, kishte prekur frenat e rivalit të tij, Stefano Manzi, i cili me gjithë disa dridhje kishte ruajtur kontrollin. Fenati ishte diskualifikuar për “vozitje të papërgjegjshme”, ndërkohë ishte suspenduar për dy garat e radhës.

Por, menjëherë reagoi skuadra e tij, Marinelli Snipers Team, të cilat shkëputën kontratën me Fenatin, e cila vlente edhe për sezonin e ardhshëm.

Motoçiklisti italian ka kërkuar falje më pas duke pranuar gabimin. Nuk është hera e parë që Fenati bën gjeste të këtilla, pasi në vitin 2015, në nxehje të motorëve në Argjentinë kishte shtyrë jashtë një rival, e vitin e kaluar ishte dëbuar nga ekipi Sky Racing Team VR46 për arsye disiplinore.

 


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera