FERRARI
Raikkonen zëvendësohet nga Leclerc
11 September, 2018 @11:42
Kampioni i botës nga viti 2007, Kimi Raikkonen do të kthehet në ekipin me të cilët debutoi në Formula 1 para 17 viteve, Sauber.
Finlandezi 38 vjeçar ka nënshkruar kontratë për sezonin 2019/2020 me ekipin e Sauber, duke lënë vendin e tij në Ferrari për herë të dytë në karrierë.
Atë do ta zëvendësojë 20 vjeçari Charles Leclerc. Piloti nga Monaco ka kaluar dy sezone si testues tek Ferrari duke fituar ndërkohë GP3 Series dhe kampionatin Formula 2, para se të debutonte këtë sezon me Alfa Romeo Sauber.
Në sezonin e tij debutues, Leclerc ka siguruar 13 pikë në 14 gara duke mbetur i pesëmbëdhjeti në renditje. Raikkonen me 164 pikë është i treti.