AUTOMOBILIZËM
Auto Sllallom Gjakova - rezultatet e garës
Teksti: FASK
10 September, 2018 @15:23
Fitues i garës së tretë në disiplinën e auto sllallomit në Kampionatin e Kosovës është Bujar Gola, anëtar i Auto Klubit HCR Gjakova. Gola me veturën e tij Peugeot 106 deri te fitorja (përfshirë të dyja vozitjet) arriti me kohën 01:54.412 minuta, ndërsa shtegu ishte i gjatë 1.1 kilometra.
“Gara ishte e mirë dhe çdo gjë shkoi ashtu siç ishte paraparë. Pati garues dhe vetura të përgatitura shumë mirë, prandaj nuk kam pritur se do të jem fitues edhe në plasmanin e përgjithshëm. Megjithatë, në garë hyra i qetë, pa presion, isha i kujdesshëm dhe suksesi nuk mungoi. Po ashtu edhe në plasmanin ekipor u renditëm në pozitën e parë” - ka thënë Gola pas garës.
Pozita e dytë në plasmanin e përgjithshëm i takoi anëtarit të Prizreni D&G, Kreshnik Mariqit, i cili me Yugon e tij u vonua për 03.851 sekonda në krahasim me fituesin. Ndërsa, podiumi u plotësua me anëtarin tjetër të HCR Gjakova, Besfort Hana, i cili garoi me Opel Astra dhe për 06.739 sekonda ishte më i ngadalshëm se Gola.
Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon në javën e ardhshme me garën e disiplinës malore që do mbahet në Pousko të Prizrenit.
Rezultatet:
Klasa 2 (mbi 1200 - 1600 ccm - Grupi 1)
1. Milot Shaqiri (Sakso - Prizreni D&G) 02:09.198
2. Suhejb Vuqiterna (Honda - Rahoveci) +01.834
Klasa 3 (mbi 1600 ccm - Grupi 1)
1. Jeton Qerimi (BMW - Gjilani) 02:04.315
2. Foton Ferati (Golf VI - Kaçandolli PRT) +03.265
3. Bashkim Memaj (Honda - Prizreni D&G) +05.684
Klasa 6 (mbi 1600 ccm - Grupi 2)
1. Gramos Binaku (Opel - Gjakova 137) 02:26.576
2. Alteron Sylmeta (BMW - Gjakova 137) +07.728
Klasa 7 (deri 1200 ccm - Grupi 3)
1. Kreshnik Mariqi (Yugo - Prizreni D&G) 01:58.263
2. Enis Bajraktari (Yugo - Kaçandolli PRT) +08.446
Klasa 8 (mbi 1200 - 1600 ccm - Grupi 3)
1. Bujar Gola (Peugeot - HCR Gjakova) 01:54.412
2. Leutrim Bytyqi (Peugeot - Ferizaj) +06.824
3. Alban Berisha (Peugeot - Prizreni D&G) +06.849
Klasa 9 (mbi 1600 ccm - Grupi 3)
1. Besfort Hana (Opel Astra - HCR Gjakova) 02:01.151
2. Valon Jaha (BMW - Kaçandolli PRT) +00.057
3. Belkin Fazliu (Renault - Prizreni D&G) +00.987
Plasmani gjeneral:
1. Bujar Gola (Peugeot - HCR Gjakova) 01:54.412
2. Kreshnik Mariqi (Yugo - Prizreni D&G) +03.851
3. Besfort Hana (Opel Astra - HCR Gjakova) +06.739
Renditja ekipore:
1. HCR Gjakova 50 pikë
2. Prizreni D&G 45
3. Kaçandolli PRT 37.5