Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BUENOS AIRES 2018

Pesëshja për debutim të Kosovës

Fotot: buenosaires2018/OfficialPage

Pesëshja për debutim të Kosovës


31 August, 2018 @12:44

Kosova do të jetë pjesëmarrëse e Lojërave Olimpike të të Rinjve për herë të parë.

Përmes një grupi të vogël sportistësh, Kosova do të jetë prezente në Buenos Aires 2018, ndërsa emrat e sportistëve të udhëhequr nga xhudistja e re, Erza Muminovic do të jenë emra që do të mbahen në mend për histori të garave të këtij lloji.

Erdonis Maliqi

Përveç Erzës, aty do të jenë edhe Erdonis Maliqi (boks), Muhamet Ramadani (atletikë), Melisa Zhdrella (not) dhe Bleron Fetaovski (peshëngritje).

Të gjitha këta janë konfirmuar si emra nga faqja zyrtare e turneut olimpik dhe nga KOK, ndërsa do të marrin rrugë drejt Argjentinës së largët gjatë tetorit të këtij viti.

Garat e Buenos Aires 2018 fillojnë edhe 36 ditë.

 


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera