TOKYO 2020
10-12 sportistë përfaqësojnë Kosovën në Tokyo 2020
30 August, 2018 @15:47
Pas debutimit me medalje të artë nga Majlinda Kelmendi në Olimpiadën e Rios, numri i sportistëve kosovarë për Olimpiadën e ardhshme të Tokyos pritet të rritet.
Në Rio, Kosova u përfaqësua me 8 sportistë, derisa sipas Besim Hasanit, kryetarit të Komitetit Olimpik të Kosovës, ky numër pritet të rritet në olimpiadën e ardhshme.
“Pritet që 5-6 sportistë kosovarë ta fitojnë normën olimpike e po aq do të shkojnë në “Tokio 2020” me ftesa, që do të thotë se Kosova pritet të përfaqësohet nga 10-12 sportistë në Olimpiadën e Japonisë.
Përveç xhudos, pritshmëri kemi që Kosova të marrë pjesë edhe në karate, mundje e boks, ndërsa normalisht, përsëri synojmë të rikthehemi me medalje në Kosovë.” - deklaroi Hasani, përcjell Gazeta Zëri.