Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJATË TETORIT

Kosova nikoqire e IHF Trophy

BOROZANI/ D. S.

Kosova nikoqire e IHF Trophy


27 August, 2018 @9:58

Kosova do të jetë nikoqire e IHF Trophy në hendboll, për turneun e zonës së Europës, prej 23 deri më 28 tetor 2018, ka bërë të ditur faqja e shtëpisë së hendbollit botëror.

Shqipëria, Andorra, Armenia, Azerbejxhani, Gjeorgjia, Britania e Madhe, Irlanda, Molldavia, Malta dhe Kosova do të jenë pjesëmarrëset që do të garojnë për trofeun e këtij turneu në Prishtinë, përgjatë datave të lartëcekura.

Trofeu IHF është rikonfiguruar këtë vit dhe tash ka dy kategori, të juniorëve (të lindur me dhe pas 1 janarit 1998) dhe të rinjëve (të lindur me dhe pas 1 janarit 2000). Ekipet më të mira nga secila kategori do të shkojnë në Fazën Kontinentale të garave, ndërsa fituesit e turneut do të sigurojnë automatikisht vend në IHF Botërorin e juniorëve për meshkuj 2019, që do të mbahet në Spanjë.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga