Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

US OPEN

Serena ‘jashtë kontrollit’, Osaka shkruan historinë!

Foto: Eurosport

Serena ‘jashtë kontrollit’, Osaka shkruan historinë!


9 September, 2018 @13:13

Tashmë edhe Japonia ka Grand Slam të fituar!

Është teniserja Naomi Osaka ajo që ka arritur t’ia sjellë shtetit të saj këtë titull historik, pas fitore bindëse dhe tejet të merituar ndaj amerikanes Serena Williams, një prej tenisereve më të mira në histori të sportit të tenisit.

Në finalen e zhvilluar mbrëmë, Osaka zhvilloi lojë fantastike dhe e dominoi plotësisht përballjen, duke fituar 6-2, 6-4 në sete. Madje, loja fenomenale e Osakas krijoi nervozë të jashtëzakonshme te Williams, e cila duke mos mundur ta përballojë kundërshtaren e saj, vazhdimisht kishte ankesa për gjyqtarin e ndeshjes. Ky i fundit e penalizoi amerikanen për shkak të komunikimit të saj me trajnerin, gjë që nuk lejohet në tenis, mirëpo Williams kategorikisht e mohonte një gjë të tillë, duke kërkuar që gjyqtari t’i kërkonte falje asaj për penalizimin e dhënë drejt saj.

Teksa nervoza te Williams shtohej dhe gjestet antisportive nuk ndaleshin, Osaka në anën tjetër ishte tejet modeste dhe e sigurtë në lojën e saj, gjë që rezultoi në titullin e fituar. Loja e saj perfekte dhe modestia ishin karakteristika që ranë në sy gjatë gjithë turneut, derisa ‘zemrat’ e shikuesve Osaka i fitoi në momentin kur ‘kërkoi falje’ që e mposhti Serenën, idollin e saj në këtë sport.

Për fat të keq të japonezes, vëmendje mbrëmë dhe sot më tepër morën ‘vajtimet’ e Serenës sesa loja fantastike dhe triumfi i saj, mirëpo nga ajo çfarë pamë mbrëmë gjatë lojës, mund të ‘parashikojmë’ që 20-vjeçarja Naomi Osaka do të jetë një nga teniseret ‘për t’u shikuar’ në vitet në vijim.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis