FORMULA 1
Fitore kontroverse e Mercedesit në Rusi
30 September, 2018 @14:56
Valtteri Bottas nisi i pari garën për Shpërblimin e Madh të Rusisë, për t’u urdhëruar t’i lejoj kalimin para kolegut të ekipit, Lewis Hamilton, pasi kishte afruar gjysma e garës.
Frustrimi i Bottasit u vërejt edhe në rrathët e fundit kur pyeti Totto Wolfin nëse do të urdhëroj rikthimin e pozitave, diçka që u mohua nga drejtori i ekipit gjerman.
Për pjesën më të madhe të garës, Max Verstappen udhëhoqi ndonëse kishte nisur i tetëmbëdhjeti. Holandezi në rrethin e 46të (nga 53 në total) bëri ndërrimin e parë të gomave të cilat në fund i mjaftuan për pozitën e pestë, para kolegut Daniel Ricciardo. Pozita e tretë i takoi Sebastian Vettelit, i cili u rendit pas dy Mercedesëve dhe para Kimi Raikkonenin. I shtati ishte Charles Leclerc.
Pas kësaj fitoreje, Lewis Hamilton udhëheq në renditjen e përgjithshme me 50 pikë, që përkthehen në dy gara të fituara të cilat duhet t’i arrijë Vettel për të barazuar britanikun, i cili s’duhet të fitojë asnjë pikë në dy sosh.
Gara e ardhshme zhvillohet fundjavën që vjen, në Japoni.