Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BUENOS AIRES 2018

Erza Muminoviq, e bronztë në LO për të rinj

Erza Muminoviq, e bronztë në LO për të rinj


7 October, 2018 @22:18

Në Lojërat Olimpike për të rinj që po mbahet në Buenos Aires të Argjentinës, xhudistja Erza Muminoviq, ka fituar medaljen e bronztë, duke e mposhtur ukrainasen Anastasiia Balaban me ippon.

Erza pas humbjes me Wazari në ndeshjen e parë kundër garuesës Devi Tababi Thangjam nga India, asaj i’u dha mundësia që të vazhdoi tutje në repasazh.

Në ndeshjen e parë të repasazhit ajo mposhti me Ippon Bullgarën, Aleksa Georgieva.

Ajo më pas u takua me garuesën nga Azerbajxhani, Vusala Karimova, të cilën poashtu e mposhti me Ippon.

Në ndeshjen për medaljen e bronztë Erza mposhti me Ippon garuesën Ukrainase, Anastasiia Balaban.

Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në Lojëra Olimpike për të rinj, ndërsa njashtu edhe medalja e parë për vendin, që vjen nga xhudistja kosovare.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera