IHF TROPHY
Kosova më e mirë se Britania në dy kategori
23 October, 2018 @22:06
Kombëtaret e Kosovës në hendboll për U18 dhe U20 mposhtën Britaninë e Madhe, duke i nisur mbarë garat e IHF Trophy, që po mbahen në Prishtinë.
IHF TROPHY U20
Kosova U20 ka shënuar fitore bindëse ndaj Britanisë së Madhe 38-17 (21-5 PP) për të kapur dy pikëshin e parë në këtë garë.
Në duelet tjera të ditës, Gjeorgjia mposhti Maltën 32-16 ndërsa Molldavia Irlandën 37-21.
Kosova U20 në përballjen e radhës ndeshet me Irlandën U20.
IHF TROPHY U18
Te garat e grupmoshave nën 18 vjet, Kosova luajti njejtë sikur U20-shat, ndaj Britanisë së Madhe dhe fitoi edhe këtu. 33-24 ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes, derisa Kosova bashkë me Molldavinë prijnë renditjen.
Molldavia mposhti Shqipërinë në duelin tjetër të ditës, 25-17.
Në duelet e radhës takohen: Britania e Madhe - Shqipëria dhe Kosova - Molldavia.