FORMULA 1
Raikkonen shtyen festën e Hamiltonit
21 October, 2018 @22:05
Tetë pikë më tepër se Vettel iu nevojiteshin Hamiltonit për të fituar për të pestën herë titullin e kampionit të botës në Formula 1. Në fund përfundoi vetëm i treti, para Vettelit në pozitën e katërt duke mbetur pesë pikë mangët nga titulli.
Vettel kaloi Bottasin në rrathët e fundit, derisa titulli në SHBA i takoi Kimi Raikkonenit. Finlandezi shënoi fitoren e parë që nga viti 2013, kur me Lotus kishte fituar në Australi. Verstappen mbeti i dyti.
Javën e ardhshme në Meksikë, Vettel duhet të fitojë njëzet pikë më shumë se Hamilton për të mbajtur të gjallë garën për titull.
US GP
1 | Kimi Raikkonen | 1h34'18"643 | Finlandë | Ferrari |
2 | Max Verstappen | +1"281 | Holandë | Red Bull Racing |
3 | Lewis Hamilton | +2"342 | Britani e Madhe | Mercedes |
4 | Sebastian Vettel | +18"222 | Gjermani | Ferrari |
5 | Valtteri Bottas | +24"744 | Finlandë | Mercedes |
Renditja e pergjithshme
1 | Lewis Hamilton | 346 | Britani e Madhe | Mercedes |
2 | Sebastian Vettel | 276 | Gjermani | Ferrari |
3 | Kimi Raikkonen | 221 | Finlandë | Ferrari |
4 | Valtteri Bottas | 217 | Finlandë | Mercedes |
5 | Max Verstappen | 146 | Holandë | Red Bull Racing |