MAJLINDA KELMENDI
Kthehet pas 14 muajve
26 October, 2018 @21:37
Krenaria e vendit tonë, Majlinda Kelmendi, pas 14 muajsh pauzë për shkak të lëndimit do të kthehet nesër në Abu Dabi Grand Slam të xhudos.
Ndeshjet nisin prej orës 9 të mëngjesit të nesërm, ndërsa Kosova do të përfaqësohet nga këta xhudistë në këtë turne.
Distria Krasniqi (-48kg), ndeshet nesër.
Majlinda Kelmendi (-52kg), ndeshet nesër.
Nora Gjakova (-57kg), ndeshet nesër.
Akil Gjakova (-73kg), ndeshet ditën e dielë.