Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIQËSORJA E PARË NDAJ LUKSEMBURGUT

Albana Arifi shkëlqeu, Kosova fitoi

Foto: FHK

Albana Arifi shkëlqeu, Kosova fitoi


27 October, 2018 @10:02

Përfaqësuesja e femrave të Kosovës është ndarë me fitore nga përballja miqësore me Luksemburgun, zhvilluar mbrëmë në Luksemburg.

Verdhekaltërat kanë pasur epërsinë 19-18 në fund të pjesës së parë, ndërsa në të dytën kanë zgjeruar epërsinë për të shkuar te fitorja e lehtë në miqësore, 38-33.

Më efikasja te Kosova ka qenë prurja e re e vendit, Albana Arifi, që ka shënuar mbi një të tretën e golave të ekipit, 14. Përveç saj, Leonora Demaj dhe Mirela Gjikokaj shtuan nga 6 secila, ndërsa 5 i shënoi Arlinda Krasniqi.

E dominimin e Kosovës e ka vërtetuar edhe selektori Agron Shabani.

“Pjesa e parë ishte shumë e mirë. Kemi dominuar tërë kohën. Në fillim të pjesës së dytë patëm rënie, kur ato na ikën me 5 gola, por u kthyem për të fituar. Fituam me 5 gola diferencë dhe jam i kënaqur me angazhimin e lojtareve edhepse kanë qenë të lodhura nga udhëtimi,” ishin fjalët e selektorit Shabani, pas fitores së Kosovës ndaj shtetit të vogël evropian.

Sonte, me fillim nga ora 18:00, verdhekaltërat do t’i dalin përsëri përballë Luksemburgut, për të mbyllur miqësoret me ‘to në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet që nisin muajin tjetër.

Golashënueset tjera të Kosovës në përballjen e parë të fituar ndaj Luksemburgut kanë qenë: Albina Rugova 3, Burneta Rama 3 dhe Shkurta Mehmeti 1.

 


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga