Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEWIS HAMILTON

Titulli i pestë

Titulli i pestë


28 October, 2018 @22:00

Piloti britanik, Lewis Hamilton, ka festuar sonte pas garës në Meksikë, titullin e pestë të kampionit të Formula 1.

Ngasësi i Mercedesit Hamilton, që barazoi rekordin e pesë titujve të argjentinasit Juan Manuel Fangio dhe tash përpara ka vetëm legjendën Michael Schumacher me shtatë tituj, ka përfunduar garën e sotme i katërti derisa rivali i tij i Ferrarit Sebastian Vettel përfundoi i dyti.

Hamiltonit 33 vjeç sot i është dashur që të përfundojë së paku i shtati, ndërsa Vetteli është dashur të fitojë garën ashtu që të shpresoj në titull në garat e mbetura.

Përndryshe, garën e sotme në shtegun Hermanos Rodriguez të Meksikës e fitoi Max Verstappen i RedBullit.


 
Të gjitha lajmet nga Motosports