GRAND PRIX - TASHKENT 2018
Distria sjell medaljen e artë
9 November, 2018 @13:20
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka sjellë medaljen e parë të artë sot për Kosovën nga Grand Prix 2018 në Tashkent të Uzbekistanit.
Ajo ka mposhtur në finale xhudisten hungareze Eva Csernoviczki për të sjellë të artën për Kosovën në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Më vonë, në finale të kategorive të tyre ndeshen edhe Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova.