BORA
Nis sezoni i sporteve dimërore
2 November, 2018 @10:49
Tessa
Sikur vitin e kaluar, edhe sivjet sllallomi madh i meshkujve në Solden u anulua. Kësaj radhe shumë borë!
Derisa kjo mund të vonojë fillimin e dominimit të Hirscherit, tek femrat mund të konfirmojmë fillimin e dominimit të Shiffrin tek femrat. Pozita e tretë në sllallom të madh, mund të frikësojë paksa dy favoritet kryesore në këtë disiplinë – Tessa Worley dhe Viktoria Rebensburg. Francezja u bë e para nga vendi i saj që fiton në garën hapëse në Solden në 25 vjetorin e kësaj gare, duke shkrirë epërsinë e Federica Brignones. Italiania mund të tremb dyshen Worley-Rebensburg, për t’i dhënë më shumë flakë kësaj disipline.
Befasia më e këndshme ishte paraqitja e norvegjezeve. Katër nga to ishin në Top10, me Ragnhild Mowinckelin në pozitën e pestë, menjëherë pas Rebensburgut. Por, sukses i jashtëzakonshëm ishte pozita e nëntë e fitueses të Europa Cup – Thea Louise Stjernesund.
Dëshpëruese ishte paraqitja e Lara Gut edhe Tina Weirather të cilat tashmë mbesin më shumë se 40 pikë pas Shiffrin në renditjen e përgjithshme. Anna Veith u kthye me pozitën e njëzetë! E mbresëlënëse ishin paraqitjet e Stephanie Brunner e Wendy Holdener. Pas dy javë pushimi, kthehet sllallomat në Levi. Vitin e kaluar ishte Felix Neureuther e Petra Vlhova ishin fitues, para se të dorëzoheshin përballë Hirscher e Shiffrin!
Elizaveta
Në gala mbrëmje, Elizaveta Tuktamysheva lëshoi veten deri në maksimum për të shijuar fitoren e parë pas vitit 2015 në Grand Prix. Dhe shkëlqimi i saj erdhi në programin e lirë kur e nisi mbarë me një lutz të trefishtë, për të shkëlqyer në çdo lëvizje tjetër të trefishtë, në atë që ishte një program i përkryer në Skate Canada. Të njëjtën bëri Evgenia Medvedeva në programin e lirë, por nuk mjaftoi për titullin e parë të saj këtë sezon. Rikthimi i Tuktamyshevas, do të duhej të shkundte pak duopolin e Medvedevas dhe Zagitovas në ekipin rus këtë sezon. Shto kësaj edhe japonezet Yamashita, Miyahara e Sakamoto. Po të ishte edhe Kaetlyn Osmond, do të kishim një super-sezon, por kanadezja ka vendosur të marrë një vit të lirë pas titullit.
Mungesa e kanadezëve ishte më e vërejtur se kurrë në Skate Canada. Nga tre titujt e vitit të kaluar, sivjet u desh të kënaqen me një të argjendtë dhe dy të bronzta. E argjendta erdhi në fitoren tjetër të Shoma Unos i cili nuk ishte në formën e vitit të kaluar, por megjithatë siguroi fitoren. Hubbell/Donohue fituan edhe Skate Canada pas Skate America, dhe tani mund të presin lirshëm garat e mëdha në fillim të vitit tjetër. Ndër më të dobëtat ishte kategoria e çifteve, me Meagan Duhamel dhe Eric Radford të cilët për herë të parë pas katër viteve radhazi nuk ishin në shkallën më të lartë të podiumit. Dy herë kampionët e botës u zëvendësuan nga Vanessa James e Morgan Cipres, për të cilët ishte titulli i dytë i sezonit pas Challengerit Autumn Classic.
Në Helsinki, vikendi i parë i nëntorit do të sjellë në akullin e serisë Grand Prix Alina Zagitovan përballë Kaori Sakamotos, e cila qe e mahnitshme në Skate America. Ngjashëm edhe tek meshkujt, Yuzuru Hanyu ka paraqitjen e parë në Grand Prix, përballë Mikhail Kolyada, i cili pas dy fitoreve në Challenger, zbret edhe në Grand Prix. E kategoria e çifteve dhe vallëzimit mund të befasohet nga italianët të cilët vijnë në formacion të pakompletuar, pa Anna Cappellini e Luca Ianotte, të cilët mungojnë këtë sezon.