Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRAND PRIX - TASHKENT 2018

Të trija vajzat arrijnë finalen

Foto: ijf/fb

Të trija vajzat arrijnë finalen


9 November, 2018 @12:32

Në tri kategori, Kosova ka finaliste.

Distria Krasniqi ka arritur finalen e Grand Prix të Tashkentit në Uzbekistan sot në kategorinë e saj deri në 48 kilogramë.

Të njejtën, e ka arritur edhe Majlinda Kelmendi në kategorinë deri në 52 kilogramë, sikurse edhe e arta nga Abu Dhabi Grand Prix, Nora Gjakova, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Distria në finale do të ndeshet me hungarezen Eva Csernoviczki, Majlinda me zviceranen Evelyne Tschopp, ndërsa Nora me gjermanen Theresa Stoll.

Duelet finale nisin në ora 13:00.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera