Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAFAEL NADAL

Hyn në operim dhe përfundon stinorin!

Foto: rolexparismasters.com

Hyn në operim dhe përfundon stinorin!


5 November, 2018 @17:13

Ka përfunduar stinori për tenistin legjendar spanjoll, Rafael Nadal. Ai ka bërë të ditur se të hënën do të futet në operim për të shëruar krahun.

Me këtë kuptohet se ai nuk do të mund të paraqitet në London Masters që mbahet prej 11 deri më 18 nëntor 2018 dhe ia siguron Novak Djokovicit vendin e parë në renditjen vjetore në fund të vitit.

Mjeku personal i Nadalit, dr. Angel Ruiz Cotorro, ka bërë të ditur se nëse gjithçka shkon në rregull ai do të jetë i gatshëm për stinorin e ri që nis në janar, para Australian Open 2019.


 
Të gjitha lajmet nga Tenis