PARIS MASTERS 2018
Khachanov befason Djokovicin në finale
5 November, 2018 @14:49
Karen Khachanov ka zhvilluar ndeshjen e karrierës së tij deri tash, duke e shokuar Novak Djokovicin dje në finale të Paris Mastersit për fitore 7-5, 6-4.
Tenisti 22 vjeçar nga Rusia, i renditur në pozitën e 18 në botë, nuk e ka lënë numrin një të botës që t’ia merr rastin më të mirë në karrierën e deritashme dhe me break-un vendimtar në 5-5, ka fituar setin e parë, për të fituar edhe të dytin.
Ky është titulli i parë i Kachanovit në një garë Masters dhe tashmë ai shihet si njëri që mund të befasojë edhe në Australian Open 2019.