XHUDO
Loriana në finale, sigurohet edhe një medalje
11 November, 2018 @11:23
Pas kalimit të tri kundërshtareve, xhudistja kosovare, Loriana Kuka ka arritur finalen e Grand Prix Tashkent 2018 sot.
Zarina Raifova nga Kazakistani, Patricia Sampaio nga Portugalia dhe Luise Malzahn nga Gjermania kanë qenë rivalet e Kukës që janë mposhtur rrugës për finale.
Tashmë, medalja e radhës për Kosovën është e sigurt, por Loriana do të kuptojë shkëlqimin e saj në finale ndaj austriakes Bernadette Graf në duelin që pritet të nis rreth orës 13:00 sot në Tashkent të Uzbekistanit.
Ditë më parë, tri xhudiste nga Kosova kanë arritur finalen, ku Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi kanë marrë të artën, ndërsa Nora Gjakova të argjendtën.
Loriana Kuka garon në kategorinë deri në 78 kilogramë.