GRAND PRIX - HAGUE 2018
Akili siguron medaljen, arrin finalen
17 November, 2018 @15:38
Xhudisti më i mirë kosovar, Akil Gjakova, ka arritur finalen në ditën e dytë të Grand Prix që po mbahet në Hagë të Holandës.
Akili ka nisur garën nga turi i dytë, duke e mposhtur ganezin Emmanuel Nartey me ipon.
Më pas, ai ka triumfuar nga vendasit Roy Schipper, kurse në çerekfinale ka kaluar hungarezin Miklos Ungvari.
Pas këtyre dueleve Akili siguroi gjysmëfinalen ku e priste gjermani Anthony Zingg.
Në një luftë mjaft të vështirë dhe plotë teknikë Akili arriti të dalë fitimtar për të siguruar finalen.
Tash, aty e pret rusi Musa Mogushkov, që në finale arriti duke e mposhtur brazilianin Eduardo Barbosa.
Finalja do të zhvillohet sot, pas orës 17:00.