KOSOVA
Refuzon sportistët nga Kosova, vërejtje edhe për Indinë
19 November, 2018 @13:11
Pas detyrimit të shtetit të Spanjës nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik që t’i pranojë sportistët e Kosovës me simbolet shtetërore të tyre, si të gjithë sportistët e shteteve tjera, ‘ultimatimum’ për ta bërë një gjë të tillë i është dhënë edhe Indisë nga Komiteti Olimpik i Azisë.
Ditë më parë, boksierja kosovare Donjeta Sadiku dhe dy trajnerët e saj e patën të pamundur të shkonin në Indi për të garuar në kampionatin botëror të boksit pasi që atyre iu refuzuan vizat nga shteti i Indisë, me arsyetimin që India nuk e ka pranuar Kosovën si shtet dhe garuesit nga Kosova nuk lejohet të garojnë në shtetin në fjalë.
Pas këtij refuzimi, Komiteti Olimpik i Azisë ka reaguar menjëherë, duke ia tërhequr vërejtjen shtetit të Indisë për të mos e lejuar ndikimin e politikës në sport. Sipas shkrimit të dërguar nga Komiteti Olimpik i Azisë, nëse India vazhdon me ‘gjeste’ të tilla, asaj do t’i zvogëlohen bindshëm gjasat për organizimin e Lojërave Aziatike të vitit 2030 dhe Lojërave Olimpike të vitit 2032