Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AMERIKANE

Tre sundimtarët e ardhshëm të NBA-së

Tre sundimtarët e ardhshëm të NBA-së


22 November, 2018 @15:43

Djajtë e kaltër

Mike Krzyzewski është në sezonin e 39-të të punës së tij si trajner i ekipit të basketbollit të universitetit të Duke. Ne mund ta kujtojmë nga udhëheqja e kombëtares amerikane në basketboll. Gjatë kësaj kohe, Duke ka fituar pesë tituj, dhe këtë vit nga mediat amerikane vlerësohet si ekipi i katërt më i mirë. Dhe krejt kjo nga frika për t’i vendosur në krye të listës vetëm për shkak të ardhjes së tre fillestarëve.

Kjo treshe pritet të dominojë këtë sezon të basketbollit universitar amerikan. RJ Barrett, Cameron Reddish, e Zion Williams, kanë zhvilluar ndeshjen e parë të basketbollit universitar kundër Kentucky Wildcats, të renditur në pozitën numër dy. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 118-84 për Duke. Barrett pati 33 pikë, 28 shtoi Williams, e Reddish pati 22 pikë. Dy të parët kishin notën 96/100, me Reddish 95/100 në raportin e rekrutimit të ESPN, me të gjithë nga pesë yje në mediat që merren me analizën e të rekrutuarve në basketbollin universitar.

 

Nga kjo treshe, vetëm Reddish ka lindur në vitin 1999. Ndërkohë, edhe pse herët, Zion Williamson është shpresa më e madhe e basketbollit universitar gjatë viteve të fundit. Për më tepër, ai vlerësohet si pasardhësi i LeBron Jamesit. Dhe, nëse ndeshja e parë mund të merret si pikë nisjeje e karrierës së tij në basketbollin universitar, atëherë mund të presim një yll të së ardhmes. Ndoshta edhe katër që do të dalin nga Duke, përfshirë edhe pllejmejkerin Tre Jones.

Që nga ajo ndeshje, Duke ka renditur pesë fitore, ndërkohë treshja ka këtë mesatare për ndeshje:

- RJ Barret 22.8p/5.4k/4.2a

- Zion Williams 20.4p/9.4k/2.2a/2.4b/.707%

- Cam Reddish 16.8p/3.8k/2a/2.2tv/

E këtë vit, nga Duke në NBA janë duke luajtur Grayson Allen, Marvin Bagley III, Gary Trent Jr., dhe Wendell Carter. Sigurisht që këta katër nuk janë në një rang me treshen e lartpërmendur, por efikasiteti i Krzyzewski dhe Duke për të prodhuar lojtarë nuk ka pushuar asnjëherë. E këtë vit, mund të përcjellim ndoshta lindjen e një ylli, ose tre e më shumë yjeve të së ardhmes.

NFL

Ishin 105 pikë dhe 11 touchdown në ndeshjen e fundit të javës së njëmbëdhjetë në Ligën NFL. Ndeshja që solli përballë dy ekipet më të mira në konferenca, një para-superbowl, pati ndryshime të mëdha në rezultat, për të përfunduar me rezultat 54-51 për vendasit e Los Angeles Rams.

Dy kuarterbekët, Goff dhe Mahomes hodhën për 891 jardë dhe 10 touchdown, të cilët u shpërndanë në tetë lojtarë të ndryshëm. Për shumëkënd, kjo ishte ndeshja më e mirë e viteve të fundit. Dhe kjo vjen pas një ndryshimi të rregullave të cilat hendikepojnë mbrojtësit në ndërhyrjet e tyre ndaj kuarterbekëve.

 

Por, Aaron Donald dhe Chris Jones në këtë ndeshje, dhe Khalil Mack për Bears e TJ Watt për Steelers, dëshmuan të kundërtën. Të dy të fundit ishin vendimtar në fitoret e rëndësishme të ekipeve të tyre për t’i afruar tek pozitat e playoffit. Rregullat e reja, sidomos ajo që ndalon shtrirjen mbi kuarterbekun gjatë grabitjes së tij, janë bërë për t’i mbrojtur ata, dhe deri tani kanë funksionuar për mrekulli. Mbi të gjitha largimi nga loja për ndërhyrje të vonuar.

Dhe kur thonë që kjo ndeshje ndërmjet Rams dhe Chiefs, të cilët edhe pas kësaj jave udhëheqin të dy konferencat, është ndër më të mirat e viteve të fundit nuk janë gabim. Bile, ka edhe shumë të tjera që do të vijnë me këtë cilësi. Nisur nga e enjtja e Falënderimeve që nis si zakonisht në Detroit.

NFL është duke kaluar nëpër një revolucion që e bën edhe më të mirë se që ishte deri tani.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera