Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VIZITA E FUNDIT

Todt shikoi garën F1 me Schumacherin

Todt shikoi garën F1 me Schumacherin


7 December, 2018 @15:31

Ish shefi i Michael Schumacherit, Jean Todt, ka bërë të ditur se ka shikuar bashkë me Schumacherin garën për Çmimin e Madh të Brazilit, ku Lewis Hamilton fitoi kampionatin, në nëntor të këtij viti.

“Jam gjithmonë i kujdesshëm me deklarata të tilla, por po, është e saktë. Bashkë me Michaelin, në shtëpinë e tij në Zvicër e pashë garën,” ka thënë Todt, shkruan sot Mirror.

“Për pak qava. Koha e kaluar me Michaelin në jetën time është më e mira e kaluar ndonjëherë në këtë botë. Pjesën e madhe të mureve të shtëpisë e kam me fotografitë e tij,” ka shtuar Todt.

Në ndërkohë, Todt, është duke bërë çmos që të ngris në karrierë djalin e Michael Schumacherit, Mick, i cili pritet që vitin tjetër të garojë në Formula 2.

Gjermani Schumacher pësoi lëndim të rëndë në kokë gjatë skijimit në vitin 2013, më 29 dhjetor, dhe prej atëherë është mbyllur në shtëpi ku po mbikqyret nga gruaja e tij, Corinna, dhe stafi mjekësor.


 
Të gjitha lajmet nga Motosports