Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NHL

Tregimi i Domit në NHL

Tregimi i Domit në NHL


Shkruan: LUAN MORINA

8 December, 2018 @10:44

Kur menaxheri gjeneral i ekipit largon njërën nga shtyllat kryesore, kapitenin shumë-vjeçar për një lojtar nën-mesatar dhe një tjetër talent i cili ende nuk ka pasur kohë të rregullt në NHL, sigurisht që shfaqen kundërshtimet. Sidomos pasi ka larguar njërin nga mbrojtësit më të mirë, dhe hapin tjetër e ka të largojë të përzgjedhurin e tretë në draftin e vitit 2012.

Alex Galchenyuk kishte shënuar 108 gola, dhe me 147 asistime në gjashtë sezone për Montreal Canadiens, kishte arritur në 255 pikë në total. Ai ndërrohej me Max Domin i cili në tri sezone të zhvilluara në ligën profesioniste kishte 36 gola e 99 asistime. Revolta kundër Marc Bergevin ishte e dukshme.

Max Domi kishte lindur në vitin 1995, kur i ati i tij po kalonte një sezon ndryshimesh. Ai do linte Winnipeg Jets, për të kaluar tek Toronto Mapple Leafs. Me 3515 minuta dënimesh (çdo dënim nis nga dy minuta për ndërhyrje të rrezikshme) është lojtari i tretë më i dënuar në histori të ligës NHL. Ky ishte Tahir Domi, i njohur si Tie Domi, i lindur në vitin 1969 në Windsor të Ontarios.

Jeta e Tie Domit ka qenë e mbushur me ngjarje të ndryshme, ndonëse njihet më së shumti për rrahjet e tija në akullin e fushës së hokejit mbi akull. Ndër emrat e tij ‘përkëdhelës’ është ‘The Albanian Assassin’ (Vrasësi shqiptar). Ndërkohë, gjatë verës së vitit 1995 ka luajtur edhe futboll për skuadrën e Kosovës në Ligën Ndërkombëtare Kanadeze.

Është pensionuar në vitin 2006, në moshën 37 vjeçare, pasi kishte refuzuar të luante për ndonjë ekip tjetër pas 11 viteve të kaluara në Toronto Maple Leafs. E Toronto rivalitetin më të madh në ligë e ka kundër Montreal Canadiens. Në këtë skuadër nga kjo vjeshtë luan Max Domi i cili po kalon sezonin më të mirë të karrierës. Me 13 gola e 17 asistime, Max Domi renditet në pozitën e 22të në mesin e lojtarëve më efikas në NHL. Galchenyuk i cili ishte këmbyer për Domin, ka vetëm 3 gola e 7 asistime për Arizona Coyotes.

Me Domin (kampion bote në vitin 2016), Montreal Canadiens mund të ëndërrojnë për titullin e parë pas 26 viteve në NHL, ndonëse nuk kanë arritur në finale të NHL-së që nga sezoni 1992-93. Janë një ekip në ndërtim, me së paku 8 ekipe favorite para tyre, por sezoni i kaluar i Vegas Golden Knight lejon të gjithë të ëndërrojnë tash.

 


WINTERSPORTS

Programi për sportet dimërore

Të tjera

Programi për sportet dimërore

08/12/18 @ 10:16

VIZITA E FUNDIT

Todt shikoi garën F1 me Schumacherin

Motosports

Todt shikoi garën F1 me Schumacherin

07/12/18 @ 15:31

VOLEJBOLL

Rezultatet e xhiros VIII dhe orari i xhiros IX në volejboll

Të tjera

Rezultatet e xhiros VIII dhe orari i xhiros IX në volejboll

30/11/18 @ 16:02

HENDBOLL

Përfaqësuesja vendoset në Sllovaki, gati për ndeshjet

FHK Superliga

Përfaqësuesja vendoset në Sllovaki, gati për ndeshjet

29/11/18 @ 19:02

FITON GARËN

Mposht rivalin deri më 2023

Motosports

Mposht rivalin deri më 2023

25/11/18 @ 12:20

VOLEJBOLL

Volejboll, terminet e fundjavës në të gjitha konkurrencat

Të tjera

Volejboll, terminet e fundjavës në të gjitha konkurrencat

24/11/18 @ 11:12

WINTERSPORTS

Sezoni i borës

Të tjera

Sezoni i borës

24/11/18 @ 10:27

AMERIKANE

Tre sundimtarët e ardhshëm të NBA-së

Të tjera/Analiza

Tre sundimtarët e ardhshëm të NBA-së

22/11/18 @ 15:43

MUNDJE - OLIMPIADA E TË RINJËVE

Ekipi i Kosovës në mundje arrin në SHBA

Të tjera

Ekipi i Kosovës në mundje arrin në SHBA

24/07/23 @ 16:41

FORMULA 1

Dominim absolut i Red Bullit, rekord i ri në Formula 1

Të tjera

Dominim absolut i Red Bullit, rekord i ri në Formula 1

23/07/23 @ 16:42

KRAKOW 2023

Muhamet Ramadani — i treti në Lojërat Evropiane

Të tjera

Muhamet Ramadani — i treti në Lojërat Evropiane

22/06/23 @ 14:09

PEJANËT KAMPIONË!

Peja mbron titullin, mposht Ferizajn në finale dhe shpallet kampione

Të tjera

Peja mbron titullin, mposht Ferizajn në finale dhe shpallet kampione

14/05/23 @ 00:14

BODYBUILDING

Kushtrim Bajraktaraj kampion Evrope, Krasniqi nënkampion

Të tjera

Kushtrim Bajraktaraj kampion Evrope, Krasniqi nënkampion

08/05/23 @ 15:50

FBNS @ IFSC

Ngjitja sportive anëtarësohet në Federatën ndërkombëtare me të drejta të plota

Të tjera

Ngjitja sportive anëtarësohet në Federatën ndërkombëtare me të drejta të plota

04/04/23 @ 15:14

LOJËRAT MESDHETARE 2030

Kosova me synim të madh, para ngjarjes së madhe evropiane

Të tjera

Kosova me synim të madh, para ngjarjes së madhe evropiane

03/04/23 @ 23:23

BOKS

Donjeta Sadiku kushtëzohet me simbole, nuk udhëton në Botërorin e boksit!

Të tjera

Donjeta Sadiku kushtëzohet me simbole, nuk udhëton në Botërorin e boksit!

14/03/23 @ 10:50

SLLAMOMISTËT E RINJ

Lirika Deva, Enxhi Sefaj dhe Klos Vokshi në EYOF 2023

Të tjera

Lirika Deva, Enxhi Sefaj dhe Klos Vokshi në EYOF 2023

11/01/23 @ 10:42

BOKS

Donjeta Sadiku dhe trajnerja e saj pranojnë shpërblimin pas medaljes

Të tjera

Donjeta Sadiku dhe trajnerja e saj pranojnë shpërblimin pas medaljes

26/10/22 @ 20:35


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera