KBF PENZA - KBF BASHKIMI
FOTO / apostrof studio
KBF Bashkimi me donimin total në derbi
26 March, 2025 @23:41
Kampionet aktuale në Ligën e Femrave, KBF Bashkimi,e mposhti Penzën me rezultat 60-87.
Vashat prizrenase që nga fillimi i ndeshjes në asnjë moment nuk e lëshuan epërsinë deri në fund.
Caterrion Thompson me 22 pikë ishte më e dalluara te Bashkimi, derisa u ndihmua edhe nga Brooque Williams me 14 pikë dhe Aulona Muhadri e Diedona Halitaj me nga 11 pikë secila.
Te Penza me pikë dyshifrore luajtën, Joyner Jasmine me 28 pikë e 18 kërcime, Viola Syla me 17 pikë dhe Lena Goqj me 12 pikë.