Të gjitha lajmet

FINALJA E PLAYOFFIT

KH Besa e pandalshme, fiton titullin e shtatë me radhë

Fotot: FHK

KH Besa e pandalshme, fiton titullin e shtatë me radhë

Teskti: FHK

23 June, 2020 @21:41

Besa Famgas ka vazhduar dominimin e plotë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Të martën Besa e Pejës e fitoi titullin për edicionin 2019\2020. Besa i ka fituar të gjitha ndeshjet e këtij edicioni, kurse kampione shpallet për herë të shtatë rresht.

besa

Në ndeshjen e dytë finale të plejofit, Besa Famgas fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 29:25. Ndeshja është luajtur në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet. Ndeshjen e parë të luajtur të shtunën në Pejë, Besa e kishte fituar me rezultat shumë më bindës, 38:26. Me dy fitore, Besa Famgas fitoi titullin e kampionit.

Në gjysmëfinale, Besa e eliminoi Kastriotin, kurse Prishtina e kishte eliminuar Trepçën.

Në ndeshjen e së martës, Besa herët kaloi në epërsi. Epërsi të lehtë kishte gjatë tërë pjesës së parë, që përfundoi me rezultat 15:10. Në pjesën e dytë Prishtina asnjëherë nuk ka rrezikuar epërsinë e Besës, që shkoi deri në nëntë gola.

Y. Muqolli e D. Tahirukaj me nga shtatë gola ishin më efikasët te Besa. Te Prishtina shtatë gola i realizoi D. Terziqi.

Prishtina – Besa Famgas 25:29 (10:15)

Prishtina: Terziqi 7, Gjuka 4, Prekazi 3, Ramadani, Abazi 4, Bajqinovci 6, E. Ademi, M. Ademi, Çela, Kuleta, D. Ramadani, H. Ramadani, B. Sula, Agushi, Beqiraj, Sherifi

Besa Famgas: Idrizi 1, Gjuka 2, Jupa 4, J. Muqolli, Tahirukaj 7, Dukaj, Ramosaj 2, Vokshi, Kukrika, Prce 3, Visoka, Tafilaj, Mushkolaj 2, Thaqi, Luzha 1, Y. Muqolli 7

besa

Në fundjavë do të përcaktohet skuadra fituese e Kupës së Republikës së Kosovës. Besa Famgas e Prishtina kanë pretendimet e tyre edhe në këtë garë.

TE FEMRAT

KHF Ferizaji feston titullin kampion 19/20

Foto: FHK

23 June, 2020 @21:25

Ferizaj është kampion i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Në finale, Ferizaj ishte më i suksesshëm se Istogu,…

FINALJA E PLAYOFFIT

Besa kalon lehtë edhe ndeshjen e serisë finale

20 June, 2020 @23:10

Besa Famgas nuk ka të ndalur në hendbollin e Kosovës. Ekipi pejan ka arritur që në “Karagaçi” sonte të shënojë…

FINALJA E PLAYOFFIT

Nesër nis seria finale Besa - Prishtina

Foto: kosovahandball.info

19 June, 2020 @23:48

Kampionia aktuale, Besa Famgas, nuk ka asnjë humbje këtë edicion, ndërsa serinë pozitive synon ta vazhdojë edhe në finale të…

FINALISTI I PARË

Besa në finale të PlayOffit, pret rivalin

16 June, 2020 @23:21

Rekord-kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, ka arritur që të shënojë edhe fitoren e radhës në gjysmëfinale të PlayOffit…

EURO 2022

Kosova në grup me dy kampionë të katërfishtë të Botës

16 June, 2020 @18:26

Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të luajë në grupin e tetë në eliminatoret e rregullta për Euro 2022. Kosova…

Të gjitha lajmet nga FHK Superliga