KUALIFIKIMET PËR BOTËRORIN FRANCA 2017
Kosova mposhtet nga Bosnja
10 January, 2016 @0:49
Kualifikimet për Kampionatin Botëror në Franca 2017 në hendboll për Kosovën nuk po kalojnë mirë, përkundër se kjo është hera e parë që reprezenutesit tanë po marrin pjesë në to.
Kosova është mposhtur edhe në ndeshjen e dytë të grupit ndaj Bosnjes, sonte me rezultat të thellë 41-25, në Tuzlla.
Pjesa e parë ka qenë shumë më interesante dhe luftarake, derisa rezultati ishte 18-13 për boshnjakët, ndërsa në pjesë të dytë pati rënie të madhe te loja e ekipit tonë.
Kastriot Jupa dhe Oltion Beshiri kanë qenë më të dalluarit te përfaqësuesja e Kosovës, duke shënuar 5, përkatësisht 4 gola.
Kosova ishte mposhtur Bosnja e Hercegovina edhe tre ditë më parë në ndeshjen e zhvilluar në Shani Nushi të Gjakovës, me rezultat 33-29.
Kosova është e fundit në grupin kualifikues për Botëror, duke mos shënuar ende asnjë fitore me kundërshtarë si Lituania, Sllovakia dhe Bosnja.
Dy ndeshjet e fundit djelmoshat e Taib Kabashit do t’i zhvillojnë ndaj Lituanisë (13 janar, si mysafir) dhe Sllovakisë (16 janar, si vendas).
TABELA AKTUALE E GRUPIT:
1 | Bosnja e Hercegovina | 7 pikë | 4 ndeshje | |
2 | Sllovakia | 5 pikë | 4 ndeshje | |
3 | Lituania | 4 pikë | 4 ndeshje | |
4 | Kosova | 0 pikë | 4 ndeshje |