ÇKA DUHET TË DINI?
Para Australian Open 2016…
4 January, 2016 @23:24
Derisa te ne është dimri, atje është vera. Në Australi pas dy javëve nis Grand Slami i parë i vitit, Australian Open 2016.
KUR IA FILLON?
Më datën 18 janar fillon turneu dhe data e përfundimit kur luhet finalja e meshkujve është përcaktuar të jetë më 31 janar.
KU LUHET?
Në Melbourne Park si zakonisht. Që ka disa arena tenisi, me më të njohurat Rod Laver Arena dhe Margaret Court Arena.
NË TELEVIZION?
Po, zakonisht Eurosporti është transmetues i ndeshjeve të këtij Grand Slami dhe thuajse çdo operator televiziv në Kosovë e ka këtë kanal.
KUSH ËSHTË FAVORIT?
Favorit te konkurrenca e meshkujve është padyshim numri një i botës, Novak Djokovic. Serbi është renditur i pari në bastore për mundësinë për të triumfuar në Australi, ndërsa pas tij vinë Andy Murray dhe Roger Federer.
Rafael Nadal, Stanislas Wawrinka dhe Kei Nishikori janë renditur pas tyre.
Te konkurrenca e femrave, kryesore është Serena Williams, ndërsa pas saj vinë Maria Sharapova e Victoria Azarenka.
MBROJTËSIT E TITULLIT?
Serena Williams është fituese e fundit e këtij turneu. Amerikania kishte mposhtur rusen Maria Sharapova në finalen e kaluar 2-0 në sete, 6-3 dhe 7-6.
Te meshkujt, Djokovic kishte mposhtur në finale Murrayin 3-1 në sete, 7-6, 6-7, 6-3 dhe 6-0.