ZAGREB - GRAND PRIX

Foto: IJF
Laura Fazliu e bronztë në Zagreb Grand Prix
25 September, 2021 @17:53
Xhudistja Laura Fazliu ka marrë medaljen e bronztë në turneun e rëndësishëm të Zagrebit sot.
Fazliu që garon në kategorinë deri në 63 kilogramë ka mposhtur polaken Angelia Szymanska në luftë për medalje duke siguruar të bronztën në Grand Prixin e Zagrebit.
Kjo është medalja e parë e Laurës në një garë të nivelit botëror, ndërsa ajo në total shënoi tri fitore për tu ndalë në çerekfinale nga lufta për medaljet e finalistëve, për të arritur te e bronzta përmes repechage.
Nesër në Grand Prix të Zagrebit garon Shpat Zekaj, në kategorinë deri në 100 kilogramë.