Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REPREZENTUESJA

Lëndimi i Demajt, mungesë e madhe për Kosovën

Lëndimi i Demajt, mungesë e madhe për Kosovën


Teksti: FHK

17 April, 2020 @13:22

Kapitenia dhe liderja e Kombëtares së Kosovës në hendboll, Leonora Demaj do t’i nënshtrohet një operimi dhe do të mungojë kohë të gjatë. Mungesa e Demajt do të jetë hendikep i madh për Kombëtaren tonë, marrë për bazë që ajo në vitet e fundit ka udhëhequr Kosovën drejt niveleve të reja.

Demaj kishte pësuar lëndim të rëndë të ligamenteve të gjurit më 8 mars derisa ishte duke luajtur për skuadrën e saj në Danimarkë, Sonderjyske. Edhe te Sonderjyske, Leonora është lojtarja kryesore.

Ajo do të mungojë nga hendbolli të paktën nëntë muaj. Demaj ka dëmtuar ligamentin kryqëzor të gjurit të djathtë dhe do të operohet shumë shpejtë.

“Kam dëmtuar rëndë ligamentin kryqëzor në gjurin e djathtë. Ditët dhe javët e para kanë qenë shumë të rënda. Gjurin e kam pasur të ënjtur dhe më është dashur të kem kujdes shumë të madh. Disa ditë pas lëndimit kam nisur me disa ushtrime shumë të thjeshta. Qëllimi ishte për të drejtuar këmbën, por ka qenë shumë e vështirë”, ka thënë Demaj për faqen zyrtare të Federatës së Hendbollit të Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga