DUELI I PARE

Foto: FHK
Në gara ndërkombëtare, Istogu mposht Vushtrrinë
10 October, 2020 @21:47
Skuadra e femrave të hendbollit të Istogut ka mposhtur rivalet e Vushtrrisë sonte, 21-26, për të marrë avantazh para ndeshjes së kthimit, në kuadër të raundit të dytë të garave të Kupës së Evropës.
Për herë të parë në gara ndërkombëtare janë takuar dy skuadra kosovare dhe vajzat e Istogut mposhtën vushtrriaset në përballjen e parë. Ndeshja e kthimit luhet të shtunën e radhës në Istog.
Në fakt, Vushtrria ka pasur epërsi në fund të pjesës së parë 11:10, mirëpo në pjesë të dytë istogaset me lojë më të mirë triumfuan. Fituesja shkon në raundin e tretë të garave evropiane në fjalë.
Përndryshe, EHF për shkak të pandemisë këtë edicion të garave ka lejuar në short që edhe ekipet nga i njëjti vend të mund të shortohen dhe pikërisht një gjë e tillë i ndodhi skuadrave të Kosovës, përkundër se në short ishin edhe ekipet spanjolle, turke, italiane, etj.
KHF Vushtrria – KHF Istogu 21:26 (11:10)
Vushtrria: B. Rama 8, Sh. Tahiri 3, L. Matarova 3, D. Kasumi 2, Z. Zymberi 2, K. Avdiu 2, L. Sopjani 1, K. Paci, R. Gubetini, Q. Terstena, Nj. Kelmendi, B. Gubetini, F. Rrustemi
Istogu: E. Muratoviq 12, T. Hetemi 4, K. Venetski 3, P.Ferataj 2, A. Rugova 2, S. Ujkiq 2, A. Halitaj 1, F. Fejzaj, N. Milatoviq, Y. Shatri, A. Berisha, B. Ahmetxhekaj, A. Shehdadi
FINALJA E EURO 2020 NË HENDBOLLIN E FEMRAVE

Foto: EHF Euro
20 December, 2020 @23:01
Fytyra të njohura dhe vajza të reja, një kombinim gjeneratash nga Norvegjia, që ua mori nga dora titullin mbrojtësve nga…
AEK - PRISHTINA

20 December, 2020 @20:36
Pas humbjes në ndeshjen e parë në Kupën Evropiane me rezultat 37-19, Prishtina në ndeshjen e dytë kundër AEK-ut…
AEK - PRISHTINA

FOTO / KH Prishtina
19 December, 2020 @20:43
Në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Kupës Evropiane, KH Prishtina mposhtet nga kampioni i Greqisë, AEK Athens,…
BORAC - BESA FAMGAS

FOTO / Besa Famgas
19 December, 2020 @20:24
Skuadra pejane, Besa Famgas, duke u mposhtur me rezultat 23-20 nga Boraci, është eliminuar nga Kupa Evropiane. Besa ndeshjen e…
LIGA E PARË 2020/21

15 December, 2020 @0:13
Ka përfunduar stinori vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. U zhvillua një…