HAPET AFATI KALIMTAR
Nis afati për ekipet e hendbollit
Teksti: FHK
18 January, 2016 @12:00
Bordi i Federatë së Hendbollit të Kosovës dje ne mbledhjen e radhës të mbajtur në Gjakovë, morri vendim që mini afati i rregullt kalimtar për këtë edicion të fillon nga sot (e hëne 18 janar) dhe të përfundon më 25 janar 2016.
Në mini afatin kalimtar të drejt kalimi nga klubi në klub kanë të gjithë ata hendbollist dhe hendbolliste të cilet nuk kanë kontratë me skuadrën apo e kanë fletëshimin nga klubi.
Për hendbollistët që vijnë nga skuadrat e shteteve tjera, regjistrimi është i mundshëm deri ne fund te muajit shkurt, konfrom Rregullores mbi regjistrimin e klubve, lojtarëve, statusin dhe transferin e tyre.