Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUTOSPORTS - BEST OF 2015

Krasniqi e Kalenderi, “mbretërit” e shpejtësisë

Nga ceremonia e sontme/ Foto: fask

Krasniqi e Kalenderi, “mbretërit” e shpejtësisë


Teskti: FASK

15 January, 2016 @21:31

Valdet Krasniqi (Prishtina Racing Team) në diciplinën malore dhe Liridon Kalenderi (Prizreni D&G) në disiplinën rrethore janë shpallur nga Federata e Auto Sportit e Kosovës si garuesit më të mirë për vitin 2015. 

“Ka qenë një vit mjaft i vështirë, por edhe me mjaft emocione, sidomos me rastin e pranimit të FASK-ut në FIA. Kemi pasur shumë gara, shumë investime dhe sfida të ndryshme. Tani që do të marrim pjesë edhe në gara zyrtare ndërkombëtare, besoj se do të kemi edhe më shumë sponsorë“, është shprehur Krasniqi. 

Ndërkaq, Kalenderi, për të cilin ky ishte edicioni i parë si garues, tha: “Sigurisht që jam i kënaqur me rezultatet e arritura, aq më tepër nëse e marrim parasysh se për mua ishte viti i parë që kam marrë pjesë në gara. Tani jam në dilemë, nëse do t’i përkushtohem në tërësi djalit tim Lirit, i cili po ashtu premton shumë në këtë sport, apo do të përgatitem që edhe vetë të marrë pjesë në gara, sidomos në ato ndërkombëtare. Gjithsesi do të vazhdoj të jem i lidhur me këtë sport, megjithëse duhet pranuar se kam shpenzuar shumë“.

FASK-u ka ndarë edhe shumë mirënjohje tjera, si dhe tri shpërblime të veçanta. Përparim Dushit (PRT), i cili tri herë radhazi  është kampion në kategorinë e tretë, është nderuar me “Helmetën e Artë“, Bardhyl Canollit (PRT) i ka takuar Kupa për “Fair Play”, ndërsa Zana Daka është shpërblyer si garuesja e vetme femër.

Janë nderuar edhe shumë veteranë, themelues dhe ata që kontribuan për zhvillimin e automobilizmit në kohë të ndryshme si dhe sponsori i vetëm, Kompania “Eurogoma”. 

Për aktivitetet e FASK-ut dhe sfidat që e presin foli nënkryetari Agron Dida, ndërsa kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, e përgëzoi Federatën dhe kryetarin Ismet Rexhepi për punën e bërë gjatë vitit 2015.

Me kupa e mirënjohje janë nderuar edhe fëmijët që garuan në diciplinën e kartingut.

Më të mirët në disiplinën malore:

Kategoria e parë: Bekim Kovaqi (Prizreni D&G)

Kategoria e dytë: Alban Berisha (Prizreni D&G)

Kategoria e tretë: Përparim Dushi (Prishtina Racing Team)

Kategoria e katërt: Arbnor Musliu (Racing Club Prishtina)

Kategoria e pestë: Liridon Kalenderi (Prizreni D&G)

Kategoria e gjashtë: Bardhyl Canolli (Prishtina Racing Team)

Plasmani i përgjithshëm:

1. Valdet Krasniqi (Prishtina Racing Team)

2. Liridon Kalenderi (Prizreni D&G)

3. Përparim Dushi (Prishtina Racing Team)

Plasmani në konkurrencën ekipore:

1. Prishtina Racing Team

2. Prizreni D&G

3. Racing Club Prishtina

Më të mirët në disciplinën rrethore:

Kategoria e parë: Refki Jakupi (Prizreni D&G)

Kategoria e dytë: Korab Bajraktari (Ferizaj)

Kategoria e tretë: Përparim Dushi (Prishtina Racing Team)

Kategoria e katërt: Bekim Kadria (Gjakova 137)

Kategoria e pestë: Flamur Ismaili (Prishtina Racing Team)

Kategoria e gjashtë: Liridon Kalenderi (Prizreni D&G)

Plasmani i përgjithshëm:

1. Liridon Kalenderi (Prizreni D&G)

2. Flamur Ismaili (Prishtina Racing Team)

3. Valdet Krasniqi (Prishtina Racing Team)

Plasmani në konkurrencën ekipore:

1. Prishtina Racing Team

2. Prizreni D&G

3. Ferizaj


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera