PËRFAQËSUESJA E KOSOVËS - KUALIFIKIMET PËR FRANCA 2017
Shpëtojnë nga shpërthimi në Stamboll, nisen për Lituani
Teksti: FHK
12 January, 2016 @13:44
Edhe pse me disa mungesa selektori Taib Kabashi me djelmoshat e tij do te mundohet t`ju bëjë resitencë skuadrës nikoqire Lituanisë, nga e cila Kosova ishte mposhtur në edhe ne ndeshjen e parë të luajtur në Gjakovë me rezultat 26:30.
Kosova udhëtoi për në Kaunas të Lituanisë me formacionin qe ishte ne Tuzla kunder Bosnje dhe Hercegovines para 3 dite (munguan Gjuka dhe Syla te lenduar si dhe potieri i Gashi i “rebeluar”).
Kosova për Lituani udhetoi dje nën dretimin e nën/kryetarit Nebih Zariqi, fillimisht në Stamboll (fatëmirësisht nga eksplodimi i sotëm ne Stamboll, Kombëtarja e Kosovës veç ishte jashtë zones së aksidentit) kurse sot rreth ores 14:00 arrinë në Vilnus, prej nga me autobus drejtohen ne Kaunas ku do te zhvillohet ndeshja të mërkurën me 13.01.2016 duke filluar nga ora: 19:00.
Takimin do ta drejtojnë dyshja nga Bjellorusia Valery Butskevich – Yury Butskevich, kurse Toivo Järv vëzhgues nga Estonia.
Kosova nuk ka asnjë pikë në Grupin kualifikues për Botërorin 2017 në Francë dhe është pa gjasa për kualifikim, pas 4 humbjeve të regjistruara në 4 ndeshjet e para të grupit.