Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HENDBOLL

Përfaqësuesja përforcohet me Xhafollin

Përfaqësuesja përforcohet me Xhafollin


9 May, 2016 @16:26

Etrit Xhafolli është emri më i ri në përfaqësuesen e Kosovës në hendboll.

Pas një bisede ndërmjet Federatës së Hendbollit të Kosovës me lojtarin dhe prindin e tij, është arritur marrëveshja që Xhafolli nga muaji qershor ta vesh fanellën e përfaqësueses kosovare.

Xhafolli aktualisht luan në Ligën e tretë gjermane për skuadrën, Eintracht Hildesheim.

Hendbollisti i talentuar 19 vjeçar këtë edicion në 22 takime ka shënuar 109 gola.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga