KUALIFIKIMET RUSSIAN GP 2016

Foto: Formula 1 Official
Rrëshqet Hamilton, Rosberg i pari
30 April, 2016 @15:43
Me Lewis Hamiltonin që u detyrua të largohet në raundin e tretë kualifikues, Nico Rosberg arriti të ishte më i shpejti në garat kualifikuese në prag të ‘Russian Grand Prix, garë e cila zhvillohet nesër.
Pas Rosbergit, i dyti më i shpejti ishte gjermani Sebastian Vettel ndërsa i treti u rendit Valtteri Bottas. Megjithatë, Bottas do të niset i dyti sepse Vettel ende vuan dënimin e tij, i cili bën që gjermani të jetë 5 pozita prapa vendit që e arrin në kualifikime. Ky dënim vjen për shkak të mosrespektimit të rregullave të ‘Pit-Stopit’ disa javë më parë.
Gara e Rusisë zhvillohet nesër me fillim nga ora 14:00.