Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUTOSPORTS

Bardhyl Canolli fitues i garës së parë

Foto: FASK

Bardhyl Canolli fitues i garës së parë


Teksti: FASK

24 April, 2016 @22:05

Bardhyl Canolli i Prishtina Racing Team është fitues i garës së parë në kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm. Gara e disiplinës rrethore u zhvillua në Gjakovë dhe u përcoll nga mijëra dashamirë të auto sportit.

“Sigurisht që jam i kënaqur për këtë fitore, pasi e nisa kampionatin e ri në mënyrën më të mirë. Mirëpo, për të arritur deri te fitorja nuk ka qenë e lehtë, pasi duhet theksuar se kam bërë investime të mëdha në veturë, ndërsa edhe konkurrenca sivjet është mjaft e fortë. Megjithatë, mua më pëlqejnë sfidat dhe besoj që edhe në garat e ardhshme do të kem rezultate të mira”, ka thënë Canolli pas përfundimit të garës, për të cilin duhet teksuar se vetëm në pushimin ndërmjet dy kampionateve i ka investuar mbi gjashtëmijë euro në veturën e tij. Ai në cak arriti për kohën 2.41.215 minuta.

Konkurrenca ka qenë e fortë po thuaj në të gjitha kategoritë, sepse pas pranimit të FASK-ut në FIA, automobilistët tanë kanë bërë gjithçka që është në mundësitë e tyre për t’u prezantuar sa më mirë.

Në fakt edhe vetë gara pati risi në krahasim me kampionatin e kaluar, pasi kategorizimi i veturave ka pësuar ndryshime dhe tani është plotësisht në përputhje me rregullat e FIA-s.

Edhe zyrtarët e FASK-ut janë shprehur të kënaqur me rrjedhën e garës, e cila përfundoi pa asnjë incident.

Rezultatet:

Klasa e parë:
1. Kreshnik Mariqi (Yugo – Prizreni D&G) 2.59:248
2. Refki Jakupi (Yugo – Prizreni D&G) +03.834
3. Afrim Spahi (Yugo – Prizreni D&G) +06.401

Klasa e dytë:
1.Alban Berisha (Suzuki – Prizeni D&G) 2.52:713
2.Korab Bajraktari (Peugeot – Ferizaj) +00.286
3.Reshat Shabani (Peugeot – Ferizaj) +10.871

Klasa e tretë:
1. Valon Rexhepi (Lupo – Prishtina RT) 3.05:073
2.Ismail Smani (Yugo – Prizreni D&G) +00.220
3. Gazmend Kadriu (Suzuki – Ferizaj) +01.084

Klasa e katërt:
1. Gaspër Kaqinari (Yugo – HCR Gjakova) 2.50:228
2. Henri Manushi (Honda – DDA) + 00.673
3. Bujar Gola (Peugeot – HCR Gjakova) +03.183

Klasa e pestë:
1.Faton Rama (Renault – Prishtina RT) 2.45:849
2. Milot Shaqiri (Peugeot – HCR Gjakova) +10.044
3.Ersen Kurti (Honda – Gjakova 137) +20.107

Klasa e gjashtë:
1. Burim Asllani (Peugeot – Ferizaj) 2.52:666
2.Arbër Rexhepi (Golf – Ferizaj) +07.626

Klasa e shtatë:
1. Naim Dashaj (Subaru – Prishtina RT) 2.44.601
2.Bashkim Memaj (Subaru – Prizreni D&G) +10.269
3.Art Gjoka (Seat – Gjakova 137) +10.881

Kategoria e tetë:
1. Visar Mullazenuni (Golf – Gjakova 137) 2.52:281
2. Besart Pruthi (Omega – Gjakova 137) +09.362

Kategoria e nëntë:
1. Bardhyl Canolli (BMW – Prishtina RT) 2.41:215
2. Vilson Ndrecaj (BMW – Gjakova 137) +02.903
3. Shpëtim Jashari (Audi – Ferizaj) +04.981

Plasmani i përgjithshëm:
1. Bardhyl Canolli (BMW – Prishtina RT) 2.41:215
2. Naim Dashaj (Subaru – Prishtina RT) 2.44.601
3. Vilson Ndrecaj (BMW – Gjakova 137) +02.903


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera