TË PËRGATITUR PËR SHPEJTËSI

Foto: FASK
Rikthehet automobilizmi
Teksti: FASK
23 April, 2016 @13:07
Automobilistët e Kosovës nesër e fillojnë kampionatin e ri.
Me garën e disiplinës rrethore, e cila do të zhvillohet në Gjakovë, “kaskaderët” tanë do t’i nisin sfidat e reja. Ata janë më të motivuar se kurrë më parë, pasi sivjet, për herë të parë, do të garojnë si anëtarë me të drejta të plota të FIA-s.
Pritet atraktivitet
Për këtë aryse, si Federata e Auto Sportit e Kosovës, ashtu edhe vetë garuesit, i kanë bërë të gjitha përgatitjet për një kampionat, të rregullt, atraktiv por edhe me synimin për rezultate sa më të mira.
Përparim Dushi, Premtor Taraku, Gentian Kulla, Liridon Kalenderi, por edhe garuesit tjerë kanë bërë investime të reja në makinat e tyre, prandaj është më se e qartë se kampionati i sivjetmë do të karakterizohet me konkurrencë edhe më të madhe se ai paraprak.
Pjesëmarrje ndërkombëtare
Në anën tjetër, FASK-u i ka hartuar dhe miratuar rregulloret e reja, sipas së cilave çdo gjë do të jetë në përputhje të plotë me rregullat e FIA-s. Ndërkaq, qysh tash është e ditur se garuesit tanë do të marrin pjesë në tri gara ndërkombëtare, në Kotor, Ilirska Bistricë dhe Buzet.
Gara e nesërme zhvillohet në qytetin e Gjakovës me fillim në orën 13:00, ndërsa paraqitja e garuesve nis që nga ora 7:30 minuta.