KUPA E KOSOVËS

Kupa mbetet te Besa Famiglia
29 April, 2016 @18:31
Skuadra Besa Famiglia ka fituar për herë të pesë në gjashtë vitet e fundit Kupën e Kosovës.
Ekipi pejan ka dëshmuar edhe njëherë se është i pakonkurrentë në hendbollin kosovar, duke e mposhtur në finale të Kupës skuadrën nga Ferizaji, Kastriotin, me 9 pikë epërsi, 27-36.
Besa Famiglia deri në finale kishte arritur duke e mposhtur Prishtinën në gjysmëfinale, derisa Kastrioti e kishte mposhtur Zhegrën.