Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LISTA E KOSOVËS

Ramadani shpall ftesat, ekipi drejtohet nga Cabanas

Ramadani shpall ftesat, ekipi drejtohet nga Cabanas


23 October, 2020 @19:58

Selektori i Kosovës Taip Ramadani ka shpallë ftesat për lojtarët e Kosovës që do të paraqiten në kualifikime për EURO 2022.

Kosova do të përballet me Malin e Zi më 4 nëntor, ndërsa me Suedinë më 8 nëntor. Në ndeshjen e parë dardanët janë mysafirë në Podgoricë, ndërsa skandinavët priten në Prishtinë.

Por, për shkak të pamundësisë së ardhjes për shkak të situatës pandemike, punën e Ramadanit do ta kryejë trajneri i Besës së Pejës, spanjolli i famshëm Javier Cabanas.

LISTA E KOSOVËS: Armend Alaj, Kastriot Jupa, Bashkim Gashi, Valon Dedaj, Deniz Terziqi, Armir Agushi, Liridon Zena, Oltion Beshiri, Endrit Abdullahi, Egzon Gjuka, Petrit Prekazi, Luigj Quni, Festim Mustafa, Drilon Tahirukaj, Drenit Tahirukaj, Haris Berisha, Bujar Ramosaj, Jon Muqolli, Leonard Gegaj dhe Rron Ramadani.

Cabanas në këto ndeshje do të ndihmohet nga trajnerët Arben Muqolli dhe Veton Hajrizi.

Kjo është faza e dytë e kualifikimeve për EURO 2022, ndërsa Ramadani për shkak se jeton në Australi, nuk do të jetë prezent në ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga