Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ORGANIZIM

Rikthehet turneu ndërkombëtar “Bashkim Idrizi”

Rikthehet turneu ndërkombëtar “Bashkim Idrizi”


15 February, 2016 @19:11

​Për nder të 60 vjetorit të themelimit të klubit, KH Vëllaznimi pas 8 viteve rikthen në Gjakovë turneun memorial “Bashkim Idrizi”, i cili bart emrin e dëshmorit nga Gjakova.

Ky turne do të luhet në datat 20 dhe 21 shkurt në palestrën “Shani Nushi” dhe do të ketë 4 skuadra pjesëmarrëse: Vëllaznimi nga Gjakova, Besa Famiglia nga Peja, Reprezentacioni Bullgar U21 dhe Klubi Budvanska Rivijera nga Mali i Zi. Nën patronatin e kryetares Mimoza Kusari-Lila, me datën 19 shkurt do të mbahet një ceremoni hapëse e turneut në pallatin e kulturës “Asim Vokshi”, ku do të shpërndahen mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan për klubin e hendbollit Vëllaznimi në vitet e fundit.

Dy ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen të shtunën me datën 20 shkurt, kurse ndeshja për vendin e tretë dhe ndeshja finale luhen të dielën e 21 shkurtit me fillim nga ora 16:30, respektivisht 18:00.


 
Të gjitha lajmet nga FHK Superliga