Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERBOWL

Kalërimi i fundit i Peytonit

Foto: ryot.org

Kalërimi i fundit i Peytonit


Shkruan: Luan MORINA

12 February, 2016 @9:15

Kronikë Amerikane nr. 287

SuperBowli 101

Shumë veta së fundmi bënin pyetjen se çfarë është SuperBowl. Përgjigja më e thjeshtë është – fituesit e dy konferencave më të mëdha në SHBA, AFC dhe NFC përballen për të zgjedhur më të mirin në sportin e futbollit amerikan. Pak a shumë është si NBA.

Numri i personave kureshtar për termin SuperBowl këtë të hënë ishte shumë i madh se numri i atyre kureshtarëve të hënën e 7 shkurtit 2011 kur ishte numri i parë i Kronikë Amerikane. Interesimi për futbollin amerikan është duke u rritur në Kosovë, edhe pse me trend tepër të ultë. Numri i fansave që të NFL do të shtohet viteve në vijim, por këta fansa s’do të kenë kënaqësinë të shohin njërin nga më të mirët që ka luajtur këtë sport – Peyton Manning.

18shi

Vëllai i madh i Eli Manningut të dielën fitoi unazën e dytë në SuperBowl që nuk është rekord për një kuarterbek. Nuk ishte shumë dominues në pasime dhe konvertimin e të tretave, por kishte armën më të fortë në NFL – mbrojtjen. E njëjta mbrojtje që kishte mposhtur Bradyn, i tregoi dhëmbët edhe ndaj Cam Newton. Të mposhtësh Carolinan këtë vit ishte mision i pamundur. Por, si çdo përrallë amerikane, edhe kjo pati fundin e lumtur. Fitoren e Manningut në finalen e katërt. 

Manning sipas të gjitha gjasave do të pensionohet. Dhe do të duhej ta bënte këtë. Ky sezon është shtyrë me zor, dhe performanca e tij në finale tregonte ashiqare plakjen e tij. Nuk ka pensionim më të mirë se sa me titullin e SuperBowl. Karriera e tij nuk mund të ngritët më lartë se tash, dhe çdo vazhdim do të mund të ishte një rast shtesë për turpërim të tij. 

Manning do të merr me vete shumë rekorde, disa që s’do të arrihen kurrë ndoshta. Disa të tjera do të thyhen. Por, asgjë s’do të thyej ndershmërinë dhe korrektësinë e tij në luajtjen e këtij sporti. Çdo rekord i tij është i pastër si loti dhe i arritur me topa të fryrë sipas rregullave, pa spiunimin e të tjerëve, dhe favoreve nga komisionarët. 

NFL 2016

Manning ndoshta do të largohet, por kuarterbekët cilësor do të vazhdojnë të jenë prezent. Rodgers, Roethlisberger, Brees, Brady, e Eli Manning janë aty akoma. Gjenerata e re me Luck, Newton, Wilson, e Bridgewater premton një të ardhme të bukur. As repartet tjera të fushës nuk janë pa talente.

Carolina mund të kthehet si favorite kryesore, por aty do të jenë si gjithnjë Seahawks, Patriots, Steelers, Bengals, Cardinals, etj. Shtatori është larg, por ndërkohë nga sportet amerikane mbetet të shihet nëse LeBron do të sjell titullin në Cleveland më në fund, apo nëse Curry do të dëshmoj se nuk është lojtar për një sezon; mbetet të shihet nëse Capitals më në fund do të fitojnë diçka në NHL, dhe nëse Royals mund të bëjnë tri finale radhazi në MLB.

Por, deri shkurtin e ardhshëm, Broncos mbeten më të mirët e NFL.

Payton Manning
Peyton Manning

 


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera