HENDBOLL

Sot fillon Superliga në hendboll
22 September, 2021 @13:05
Sot fillon stinori i ri 2021/22 në Superligën e Kosovës në hendboll.
Trepça e pret Vëllaznimin nga ora 18:00, kurse nga ora 18:30 takohen Rahoveci e Deçani.
Kampionja aktuale Besa Famgas nga ora 19:00 të enjtën, do të përballet me Prishtinën, derisa edhe Drenica e Kastrioti takohen nga ora 19:00.
Ndeshja Zhegra - Llapi është shtyrë për javën e ardhshme.